Vlorë/ Arrestohet me armë dhe drogë, 30-vjeçari dyshohet si pjesë e grupit të Inez Hajrullës

Komisariati i Policisë në Vlorë ka arrestuar një 30-vjeçar i cili u kap me armë zjarri dhe disa doza kokainë dhe kanabis.

I prangosuri Ergys Omeri është anëtar i grupit kriminal të Inez Hajrullës.

Madje në momentin e arrestimit ai ka qënë në parkimin e lokalit në pronësi të familjarëve të Hajrullës. Omeri nuk figuron me precedent të mëparshëm kriminal.

Ndërkohë arma e zjarrit është dërguar në laborator për të parë nëse është përdorur më herët në krime të rënda apo jo.

“Në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç, banues në Vlorë. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik në çantën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 4.46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”,njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.