Avionët luftarakë polakë kanë interceptuar dy aeroplanë të tjerë luftarakë rusë dhe një avion zbulues pranë brigjeve të Baltikut, tha të enjten ministri i mbrojtjes i Polonisë.
Incidenti shënon ditën e tretë radhazi që avionët ushtarakë rusë janë shoqëruar larg kufijve detarë të Polonisë.
“Rusët po i testojnë përsëri aftësitë e sistemeve tona të mbrojtjes ajrore”, shkroi Ministri i Mbrojtjes Władysław Kosiniak-Kamysz në platformën X të enjten pasdite.
Ai tha se pasi avionët luftarakë polakë u ngritën në ajër për shkak të pranisë së dy avionëve luftarakë rusë Su-30 mbi Detin Baltik, ata u ridrejtuan në një avion zbulues IL-20 30 kilometra larg bregdetit.
Ashtu si në dy incidentet e mëparshme të martën dhe të mërkurën, aeroplanët rusë nuk shkelën hapësirën ajrore polake, tha ministri.
