Moti sot: Vendi mbetet nën valën e të nxehtit, temperaturat deri në 39°C

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39°C në Shkodër, Berat, Elbasan dhe Gjirokastër, ndërsa 38°C priten në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë.

Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët. Megjithatë, në zonat malore të veriut dhe lindjes do të ketë vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Nga orët e mesditës deri në pasdite priten reshje të dobëta shiu, në formën e pikave, kryesisht në veri dhe verilindje.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me një shpejtësi mesatare prej rreth 6 m/s. Në bregdetin jugor, herë pas here, era mund të arrijë deri në 10 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të pikut dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje, për shkak të temperaturave të larta.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.