Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha për zhvillimin e Zvërnecit.
“Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin. Jam duke pritur të vijë. Do ta qeshë gjithë Shqipëria, jo për 30 vjet, por për 60 vjet të ardhshëm,” deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.
Kreu i grupit socialist mbrojti edhe ndryshimet në ligjin për tokën bujqësore, duke theksuar se ato burojnë nga detyrimet e Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit me acquis communautaire të Bashkimit Evropian.
“Nëse do të hysh në Bashkimin Europian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin e BE-së. Këto ligje nuk bëhen me porosi, por janë pjesë e procesit të integrimit europian,” tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Balla sfidoi deputetin e partisë Mundësia që nëse ka prova se ligji është hartuar me porosi, t’i drejtohet SPAK-ut.
“Shko bëj kallëzim penal në SPAK. Por ti gënjen dhe gënjeshtarët e kanë jetëgjatësinë e shkurtër në politikë,” u shpreh Balla.
Fjala e plotë:
Gënjeshtar me pagesë! I vetmi njeri që do mbahesh mend në kuvendin e Shqipërisë që erdhe si një mbajtës çante, i një deputeti tjetër, je ti. Tani, më thonë kolegët që të nxjerr mesazhet tua dhe të familjarëve tu, e di mirë: e di mirë ti, e di mirë. Mbylle gojën. Mbylle gojën. Mbylle gojën. Tani, gënjeve, gënjeve, gënjeve, gënjeve këtu, zonja kryetare është një është një zhurmues. Do merrni masa ju?
Nxehja është provë e së vërtetës. Kur nxehesh, tregon që e ke mizën nën kësulë. Dhe miza lëviz edhe të shkakton çorientim mendor. Zotëri, ti je një gënjeshtar me pagesë. Erdhe këtu bëre përsëri të njëjtën gabim dhe u kape përsëri me presh në dorë. Ju referove ligjit për tokën bujqësore. Sikurse edhe ligji për censin e bujqësisë, është një ligj që është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Erdhe këtu dhe the që ligji për tokën bujqësore është me porosi, dhe po e bën Taulanti me porosi, ndërkohë që Taulanti i bika paska korruptuar Bashkimin Europian, Komisionin Europian, një kapitull të marrëveshjes për anëtarësimin. Prandaj, gënjeshtrat i kanë këmbë të shkurtra, mban në dorë një letër bakalli që nuk thotë asgjë, vjen këtu dhe vazhdon të mbrosh interesat e familjes së Agron Shehajt, nga i cili paguhesh, dhe duhet ta dish që Agron Shehaj, së bashku me familjarë të tjerë të tij, përfshirë dhe njërin që e ka pasur dhe drejtor të kadastrës së Vlorës, janë ndër personat më të përfshirë në hajdutërinë dhe në masakrat e pronave në Vlorë. Arsyeja pse padronin tënd, tutorin tënd politik nuk e votojnë në Vlorë është pikërisht se një ballist si puna e tij dhe puna jote kanë grabitur pronat ndërkohë ligji për tokën bujqësore nuk ka lidhje fare. Nëse do të hysh në Bashkimin Europian, thotë Bashkimi Europian, duhet të përafrosh legjislacionin tënd me legjislacionin tim, thotë BE-ja. Me atë që quhet Acquis communautaire . Jo Hakiu nga komunet e Terrës. Që ta kuptosh. Jo Jakiu nga komuna e Terrës. Nga por Acquis communautaire është legjislacioni i BE-së. Mbaje lart atë aty. Mbaje.
Sepse të duhet për reel-in e radhës. Ndërkohë që po të shpjegoj, në këtë legjislacionin europian thuhet qartë që jemi të detyruar dhe ne, Shqipëria që e kishim në ligj pamundësimin e shitjes së tokës bujqësore duhet që të përafrosh atë me legjislacionin e BE-së. Kështu e ka Italia, ku Agroni, Gonja ka blerë tokë, ka blerë vilën, ka blerë dhe tokën. Se po e shikoja në Google Earth tani tokën e Gones mirë mirë çdo qeshë e gjithë Shqipëria dakort dakort dakort dakort dhe çdo qeshë kur të dalin ato të shkreta patjetër patjetër patjetër kështu gabim ore gabime kam unë po njërin njërin e çova njërin atë gjyshin e babain e Gones kur çova babain e Gonës ,Gonen nuk e kam asgjë e kam pesha pupël kështu që do presësh sepse në Itali Gonja shkon dhe blen dhe tokën edhe vilën edhe tokën ne duam të hyjmë BE do blesh edhe vilën edhe tokën, bëje ato duhet ta shesësh edhe tokën nuk dhe këtu pastaj qartësohet që ti je një gënjeshtar sepse vjen këtu abuzon mendon që ata që na ndjekin janë mish për top. Ata që na ndjekin nuk kuptojnë, kuptojnë shumë mirë ata dhe e dinë fare mirë që edhe ajo që mban ti në fakt është një investim unë nuk di fare, thjesht dhe vetëm ajo çfarë është raportuar diskutim në media vjen një investitor të blejë një tokë dhe ajo që ne duhet t’i garantojmë ne duhet t’i garantojmë… po jam duke pritur Saliun që ta dish jo ty se me ty s’po jam duke pritur Saliun mezi po pres të vijë Saliu se kam një dokument aty or ti që këtë Saliun do ta qeshi gjithë Shqipëria jo për 30 vjet po për 60 vjet të ardhshëm.
Kam një dokument aty që Saliu ka firmosur me firmën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplani por jam duke e pritur kur të kur të vijë rrezik s’vjen më ku i dihet punë e tij prandaj zonja kryetare të nderuar kolegë këto ligje që diskutojmë dhe votojmë janë pjesë e një pakete të rëndësishme për afrimin e legjislacionit nuk kanë të bëjnë aspak fare me pretendimet që ngre një deputet i cili flet pa u menduar akuza të pabaza ke akuza zotëri që ky ke akuza të lutem ke akuza që ky ligj… erdhe e the këtu që ky ligj po bëhet me porosi the këtu apo jo mirë mirë dakort shko shko bëj kallëzim penal në SPAK, shko bëje shko prapë shko bëje shko thuaj shko sot mos ka mjafton kaq mjafton këto deklarime kemi ngritur një institucion shko atje dhe thuaj po bëj por ti gënjen ti gënjen dhe gënjeshtarët si puna jote e kanë pasur jetëgjatësinë e shkurtër në politike dhe parlamentare dhe meqënëse pas meje e ka fjalën një neomarksist i ekstremit të majtë por që vetëm në lidhje me parimet e neomarksizmit dhe të majtës nuk ka, sot departamenti amerikan i shtetit, sekretari Rubio organizon një konferencë ndërkombëtare pikërisht për dhunën që vjen nga ekstremi i majtë dhe këtu pastaj është ajo pjesa më qesharake kur një ballist bashkohet me një ekstremist të majtë dhe merr dhe guximin t’i drejtohet deputetëve, thotë: do t’ju rrethojmë do t’ju rrethojmë. Po çfarë të rrethosh ti more. Dëgjo dëgjo unë unë me tipa si ti me tipa si ti do ta thoja kjo po s’ma le rregullorja etika e kuvendit se do të ta thoja se çfarë për çfarë mund të më vyesh ti në jetë në pjesë të caktuara të ditës pasi ke konsumuar një ushqim të shijshëm, por s’e them dot se s’ma le rregullorja.
