Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

Miks Albania

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të ndodhur në lagjen “Grumbullimi” të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve, në pranga ka rënë Riza Miri, i cili dyshohet se plagosi një 22-vjeçar pas një konflikti banal.

Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe thikën që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

22-vjeçari i plagosur u transportua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.