Shpërthim me tritol në Krujë, detajet e para

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një shpërthim tritoli është shënuar në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë.

Ai ka veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat. Sasi e tritolit ka qënë e vogël. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit.

Shkak dyshohet konfliktet për pronësinë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.