Plas bombola në Maliq, digjet banesa në Rrëmbec

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec të bashkisë së Maliqit.

Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë shpërthimi i dy bombolave të gazit që përdoreshin nga familjarët për të gatuar.

Në momentin e shpërthimit, fatmirësisht, personat që ishin brenda në banesë kanë mundur të dalin jashtë ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të bashkisë Maliq kanë evituar perhapjen e flakëve më tej.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.