Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë–Durrës mund të jetë shkaktuar nga një problem shëndetësor i shoferit të furgonit.
Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak pak minuta përpara aksidentit, çka mund t’i ketë bërë të humbiste kontrollin mbi mjetin.
Ndërkohë, drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri të ditur se nga verifikimet e deritanishme rezulton se furgoni nuk është përplasur me asnjë automjet tjetër.
