Pelegrinazhi në Kishën e Laçit, mijëra besimtarë katolikë kryejnë ritualin e lutjeve

Festa e Shën Ndout, që mbyll pelegrinazhin e 13 të Martave, u kremtua me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve në këtë vend që konsiderohet i shenjtë.

Besimi, lutja dhe shpresa për një jetë më të mirë bashkuan njerëz nga treva të ndryshme, të cilët iu drejtuan Shën Ndout me falënderime dhe lutje.

Përfaqësues të Kishës theksuan se ndër vite janë dëshmuar shumë histori dhe përvoja të besimtarëve që i atribuohen ndërmjetësimit të Shën Ndout, duke e bërë këtë shenjt një prej figurave më të dashura të besimit katolik.

Atmosfera e përshpirtshme, lutjet e përbashkëta dhe pjesëmarrja e besimtarëve dëshmuan forcën e besimit dhe traditës së pelegrinazhit, që vazhdon të mbetet një burim shprese, dhe bekimi për shumë familje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.