Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i Union Bank.
Autori i dyshuar është arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka qenë i pajisur me një pistoletë lodër, të cilën dyshohet se ka tentuar ta përdorë për të kërcënuar gjatë kryerjes së grabitjes.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes si dhe identitetin e personit të arrestuar.
Policia pritet të japë informacion zyrtar për zbardhjen e plotë të rastit.
