101 viktima nga i nxehti ekstrem në Spanjë 

I nxehti ekstrem i parakohshëm ka shkaktuar 101 viktima vetëm gjatë muajit maj në Spanjë. Për autoritetet spanjolle, kjo është një shifër rekord dhe një kambanë alarmi për ngrohjen globale.

Valët e të nxehtit që dikur ishin karakteristike për korrikun apo gushtin, këtë vit kanë mbërritur disa javë më herët në Europë, duke shfaqur shenja alarmante për shëndetin publik. Në Spanjë, autoritetet regjistruan 101 vdekje të lidhura me vapën vetëm gjatë muajit maj, niveli më i lartë që nga viti 2015, kur nisi monitorimi i vazhdueshëm i temperaturave mesatare.

“Problemi është se vapa po mbërrin më herët. Kur mbërrin herët, trupat tanë nuk janë ende të përshtatur dhe kjo ndodh kur ende nuk e kuptojmë se rreziku ekziston”, tha ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.