Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht familja

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti po lëvizte normalisht, ndërsa brenda tij udhëtonte një familje, kur papritur ka shpërthyer zjarri.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin në automjet kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime serioze.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Kolonjë, i cili ka bërë të mundur vënien nën kontroll dhe fikjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i incidentit mund të ketë qenë një defekt teknik në automjet, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga verifikimet e mëtejshme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.