Të shtëna me armë zjarri në mes të natës në Tiranë, plagoset 34-vjeçari

Miks Albania

Juxhin Hamajezi 34 vjeç është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. I riu është paraqitur në spital në orën 23:55 për të marrë ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një konflikt të çastit për motive të dobta.

Policia dhe prokuroria po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.