SHBA/ Një person hyn në pistë, përplaset për vdekje nga avioni

Një avion i “Frontier Airlines” goditi për vdekje një person, i cili ndodhej në pistë, pasi kishte kaluar vijën e perimetrit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit në SHBA.

Në audion e kontrollit ajror u regjistrua piloti i kullës së kontrollit, i cili tha: “Sapo goditëm dikë”, duke ndaluar mandej nisjen e fluturimit me numër 4345.

Tymi mund të shihej në kabinën e “Airbus A321”, por Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit e shuajti shpejt zjarrin. Të 224 pasagjerët në bord u evakuuan.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje“, shtoi linja ajrore. Dymbëdhjetë pasagjerë në aeroplan raportuan lëndime të lehta nga incidenti, tha aeroporti.

Pesë nga pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë, sipas autoriteteve të aeroportit.

Autoritetet thanë se fluturimi i Frontier Airlines po nisej për në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit rreth orës 23:00 sipas orës lokale, kohë kur ndodhi incidenti.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.