Tragjedi në Durrës/Mjeti aksidenton tre fëmijë, ndërrojnë jetë dy prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë, të moshës rreth 10–13 vjeç.

Bëhet me dije se dy prej djemve të mitur kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë autori i aksidentit është ndaluar nga policia ndërsa vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.