“Jam krenar për çfarë kam bërë”/ Thaçi nga Haga: I vetmi kundërshtar i Kosovës, Millosheviçi

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Hashim Thaçi: I vetmi njeri që po bënte plane ishte Millosheviçi, për një gjenocid tjetër. Unë u detyrova që ta lëshoja Kosovën, sepse regjimi i Millosheviçit më kishte ndjekur. Po i njëjti regjim në mungesë do të dënojë presidentin Clinton, edhe sekrrtarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe shumë të tjerë. Duke parë masakrat e popullit tim, nuk mund të rrija indiferent, vendosa që të kthehesha në Kosovë. Nuk mund të qëndroja indiferent, ku populli im po shfarosej. Të njëjtën gjë do të bënit edhe ju nëse populli juaj do të përjetonte atë që përjetoi populli im. Për këtë jam shumë krenar. Është ofendim, për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për lirinë, është ofendim për dhjetëra mijëra viktimave të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim edhe për aleatët e NATO-s që unë bashkëpunova ngushtë. Është e rëndë ta dëgjosh këtë akuza, ku veçanërisht gjatë luftës unë nuk e dija nëse do të isha gjallë nga ora në orë, nga dita në ditë, nuk isha i sigurt nëse do të shikoja gruan dhe djalin tim të sapolindur dhe kjo më të ushtroja kontroll mbi Kosovës. I vetmi kundërshtar i Kosovës ishte Millosheviçi. Unë nuk u ktheva për të rrezikuar jetën për të kontrolluar Kosovën.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.