Cili është vendi i parë që feston Vitin e Ri?

Kur pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, ajo çka të gjithë mezi presim të shohim është spektakli i fishekzjarrëve sapo akrepat e orës të shënojnë 00:00.

Ndërkohë që, cili nga vendet që do të jap spektaklin më mahnitës të fishekzjarrëve në momentin e ndërrimit të viteve mbetet për t’u parë, për momentin ne po iu tregojmë një tjetër detaj interesant.

Cili nga vendet e të gjithë botës feston i pari momentin e ndërrimit të viteve dhe cili i fundit?

Mund të surprizoheni nga kjo që do t’ju themi më poshtë, por pavarësisht se spektakli i fishekzjarrëve të Sidneit simbolizon fillimin e Vitit të Ri, Australia nuk është vendi i parë i cili e mirëpret atë.

Vendet e para që festojnë Vitin e Ri janë ishujt Samoa, Tonga, Kiritimati (ishulli i Krishtlindjeve) si dhe Kiribati në Oqeanin Paqësor qendror.

Ndërkaq, vendi i fundit që feston Vitin e Ri është ishulli Baker. Ishulli Baker është një zonë e pabanuar në veri të ekuatorit në Oqeanin Paqësor qendror në afërsi të Honolulus.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.