Një 63-vjeçare amerikane është gjetur e pajetë në banesë këtë të enjte në Sarandë.
63-vjeçarja prej pak vitesh kishte blerë shtëpi në Sarandë dhe jetonte aty. Sipas informacioneve më të fundit, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, në banesën ku qëndronte, në lagjen nr. 2, Sarandë, është gjetur pa shenja jete shtetasja Sh. Ch., 63 vjeçe, banuese në SHBA, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
