E rëndë në Shkodër, 16-vjeçari humb jetën në aksident

Miks Albania

Një aksident i rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Shkodër në vendin e quajtur Stom-Golem. Një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ka qenë duke udhëtuar me një motor.

Ai ka humbur drtejtimin e motorit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke humbur jetën në vendngjarje.

Njotimi:

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, ku 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Në motomjet dyshohet se udhëtonte  dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.