“Vetëm PS mund të bëjë të mundur rritjen e pensioneve”, Rama thirrje pensionistëve: Për inatin tim, mos “flini” me Suden

Miks Albania

Kreu i qeverisë Edi Rama, nga Korça, tha se njësoj si Reformën në Drejtësi, edhe rritjen e pensioneve mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste. Në takimin me pensionistët e Korçës, shefi i qeverisë tha se se ata që nuk e mbështesin, dhe mbështesin Suden, duke iu referuar Berishës, nuk duhet t’ia mohojnë punën që po bën.

Rama: Kjo është si drejtësia. Asnjë forcë tjertër në këtë vend nuk mund ta bëntë atë që po bëhet me drejtësinë. Asnjë forcë tjetër këtu nuk mund të bëjë asgjë pozitive për pensionet dhe pensionistët përveç kësaj force që quhet Partia Socialiste. Për këtë të gjithë duhet të jenë të bindur dhe shumica e pensionistëve nuk diskutohet që mbështesin këtë forcë, por edhe ata që nuk e mbështesin në këtë pikë duhet të jenë të bindur që në mënyrë të pavetëdishjme për shkak të paragjykimeve ndaj nesh mbështesin Suden. Pensionistët që nuk na mbështesin ne apo të tjerë që shkojnë pas maskave të Sudes duhet ta dinë që për inatin tonë flenë me Suden. T’i dëgjosh kur flasin dhe t’i dëgjosh kur thonë se çfarë do të bëjnë nuk ka sens. Inat le të na kenë ne, por hakun nuk duhe të na i mohojnë, sepse i bien vetes. Ne e kemi mbështetjen që na duhet për të vazhduar për të bërë këtë punë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.