Grabitja në Mallakastër/ Autorët kërkonin të hapnin kasafortën e mbushur me rërë

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja në Mallakastër ku ndërroi jetë 89-vjeçari Caush Shehaj.

Grabitësit kërkuan nga dy të moshuarit të hapnin kasafortën të cilën Shehaj e ruante nga koha e komunizmit.

Sipas fqinjëve të njëjtën kasafortë grabitësit e kishin pikasur nga hera e parë që ishin futur në banesë pasi ngjarja ishte e përsëritur.

Sipas tyre në Shehaj e kishte mbushur kasafortën me rërë gjë që e bënte vështirë për tu zhvendosur, por në të nuk kishte asnjë lekë.

Burimet bënë me dije se grabitësit morën nga banesa e të moshuarve vetëm 50 mijë lekë të vjetra.

E moshuara ka treguar për kamerat dhunën e dy autorëve ndërsa në pamje duket dora e fashuar.

“Na vranë të dy, edhe mua edhe Caushin”- shprehet ajo.

Fqinjët tregojnë se të moshuarit jetonin të dy pasi fëmijët i kishin jashtë vendit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.