Kryeministri uron besimtarët myslimanë: Ramazan të paqtë e bujar

Miks Albania

“Ramazan të paqtë e bujar” uron kryeministri Edi Rama për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët nga e hëna nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime.Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, shkruan kryeministri.

Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon me 9 Prill ndërsa falja e madhe e Fiter Bajramit do të mbahet me 10 Prill.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.