Shqipëria pushtohet nga i ftohti siberian. Të dielën termometri do të zbresë në minus 6

Dimri ka mbërritur në këtë fund Nëntori, ku termomteri do të shënojë vlera deri në – 6 gradë në zonat e thella dhe deri në 2 gradë në qendër të Shqipërisë.

Moti i keq ka pushtuar vendin, ku në njërën anë, veri-perëndim dhe ulësirën perëndimore kemi prezencë të reshjeve të shiut dhe në anen tjetër veri, veri-lindje, reshje dëbore me intensitet.

Lajda Porja: Parashikohet që sot deri pas mesnatës të ketë reshje të konsiderueshme dëbore pothuajse në të gjithë shtrirjen lindore. Madje dëbora zbret deri në 300 metra mbi nivelin e detit, duke bërë që të zbardhet pothuajse e gjithë zona malore. Pritet që në zona të thella të kemi një trashësi të konsiderueshme, ku mund të jetë edhe mbi 50 cm dëborë.

Por dita e dielë do të jetë dita më e ftohtë në gjithë vendin, pasi një rrymë e ftohtë siberiane do të prekë Shqipërinë deri të hënën.

Lajda Porja: Kjo masë do të mbetet prezente deri ditën e hënë. Kjo do të bëjë që e diela përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ku mbeten vetëm reshje të dobëta dhe të izoluara, por kemi temperatura të ulëta, ku minimalet shënohen minus 5 e minus 6 në zonat malore dhe maksimalet janë jo më shumë se 9-10, një ditë tipike e acartë.

Por nga e hëna, vlerat termike do të përmirësohen, por moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm edhe më 28 Nëntor.

Lajda Porja: Pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore do të ketë rrebeshe, ku në një kohë të shkurtër do të bjerë një sasi e konsiderueshme e shirave.

Në zona të caktuara, do të ketë ngrica ndërsa në këto kushte, veçanërisht drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë më shumë kujdes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.