Zyrtari i lartë izraelit: Lufta në Gaza mund të vazhdojë të paktën deri në fund të 2024-ës

Miks Albania

Një zyrtar i lartë i Izraelit ka deklaruar se pritet që lufta kundër Hamasit në Gaza të vazhdojë të paktën për pjesën tjetër të këtij viti.

“Lufta në Gaza do të vazhdojë të paktën edhe për 7 muaj të tjerë”, tha Tzachi Hanegbi, këshilltar i kryeministrit izraelit për sigurinë kombëtare.

Hanegbi, i parë si një i besuar i ngushtë i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se priten edhe 7 muaj të tjerë konflikti për të forcuar arritjet e tyre dhe atë që e quajnë si shkatërrimin e kapaciteteve qeveritare dhe ushtarake të Hamasit.

Më tej, ai deklaroi se ushtria izraelite ka marrë kontrollin e 75% të zonës përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, ndërsa po vazhdon një sulm në Rafah. Banorët e Rafahut kanë raportuar se ka pasur më shumë sulme ajrore izraelite dhe se tanket kanë kryer bastisje në zonat qëndrore dhe në ato përëndimore para se të tërhiqeshin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë pretenduar se trupat po operojnë kundër batalioneve të mbetura të Hamasit në Rafah, nga të cilat më shumë se 1 milion palestinezë janë larguar gjatë 3 javëve të fundit.

Ndërkohë, ka pasur presion ndërkombëtar në rritje ndaj udhëheqësve izraelitë për hartimin e një strategjie për t’i dhënë fund luftimeve dhe një vizioni bindës të pasluftës në territorin palestinez. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, të paktën 36 mijë e 170 njerëz janë vrarë në të gjithë Gazën që nga nisja e konfliktit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.