Big Brother VIP 3” do të nisë më 13 janar.
Me anë të një promoje janë zbuluar disa detaje të vogla se çfarë na pret këtë fillim viti të 2024-ës.
Të gjithë banorë përveç njërit, po këta të tjerët kush janë, zbulojeni nga 13 janari.
“Big Brother Vip Albania”, në spektaklin e ndjekur kudo ku ka shqiptarë, banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.
Për të mësuar se si do të jetë formati i këtij edicioni të tretë do duhet të prisni dhe pak ditë…