Pas temperaturave të larta vendi është goditur nga reshje të dendura shiu, dhe reshje bore në disa zona.
MeteoSuiss bën me dije se temperaturat kanë rënë me 30 gradë celcius brenda katër ditëve, duke bërë që ditët me diellin e nxehtë të zëvendësohen nga reshjet e dëborës.
“Temperatura pati një rënie mbresëlënëse, brenda katër ditëve. Të enjten, termometri i stacionit lexoi 31.2 °C. Sot në 11:15 ishte 0.5 °C”, raportoi shërbimi i motit MétéoSuisse në platformën X.