Zjarri përfshin një apartament në banesat sociale në Tiranë, 2 zjarrfikëse në vendngjarje

Miks Albania

Një apartament në Shkozë, në banesat sociale, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas informacionit të fundit, banesa ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.

Dy shërbime zjarrfikëse që ndodheshin në vendngjarje arritën të neutralizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën.

Fatmirësisht, nuk ka raporte për të lënduar, ndërsa hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.