Zjarri në pallatin 12 katësh në Lushnjë, ekspertë nga Tirana për të verifikuar sigurinë e apartamenteve dhe qendrës tregtare

Një zjarr i madh përfshiu një pallat 12 katësh në Lushnjë një ditë më parë, duke shkrumbuar dyqanet e një qendre tregatare si dhe disa apartamentet.

Burimet konfirmojnë se ka nisur hetimi në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor përbëhet nga specialistë ndërtimi, specialistë elektriçistë dhe ekspertë të zjarrit.

Aktualisht janë marrë në pyetje administratorët e qendrës tregtare, tregtarët si dhe një numër i madh personash të cilët kanë qenë prezentë në momentin e rënies së zjarrit.

Ndërtesa vijon të jetë e izoluar nga policia dhe nuk lejohet të futet askush.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kanë mbërritur 4 ekspertë  nga Tirana të cilët po bëjnë verifikime për sigurinë e apartamenteve dhe qendrës tregtare.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.