Prokuroria e Fierit ka njoftoi zyrtarisht se ka nisur një procedimin penal për zjarrin që ra pasditen e së hënës në një qendër tregtare në Lushnje. Ende pa emra konkretë po hetohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Organi i akuzës thotë se po punon intensivisht për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit. Mësohet se në pyetje janë marrë rreth 30 persona, shumica pronarë të dyqaneve dhe njësive të shërbimit të kësaj qendre tregtare. Në pyetje janë marrë edhe administratorët e qendrës tregtare.
Hetuesit janë rikthyer në terren edhe 2 ditë pas ngjarje me qëllim mbledhjen e provave të vlefshme për hetimin. Paraprakisht besohet se flakët shpërthyen fillimisht në një njësi tregtare në katin e tretë të qendrës e më pas përmes tubave të aspirimit flakët u përhapën në të gjithë objektin.
Njëkohësisht, ekspertë nga Tirana të Institutit të Ndërtimit janë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e godinës. Ata do të dalin me një raport konkret nëse ndërtesa është e banueshme pas temperaturave të larta për shkak të zjarrit. Ekspertët janë duke bërë edhe përllogaritjen e dëmeve. Zjarri që zgjati rreth 12 orë shkaktoi rreth 42 persona të asfiksuar për shkak të tymit.