Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ Policia: Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. 

Miks Albania

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin në ish-kombinatin metalurgjik në qytetin e Elbasanit. 

Sipas njoftimit, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq theksohet se nuk ka viktima, por dyshohet për një person të lënduar. 

Ngjarja ka ndodhur ë orën 15:00, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

“Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike. 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.