Personi që shihni në foto është 28-vjeçari, Klinton Merkaj, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti me makinë në afërsi të Beratit. Mësohet se makina që ai drejtonte u përplas me një shtyllë elektrike dhe pas kësaj mori flakë. Fatkeqësisht, i riu nuk ka mundur të dalë dot dhe ka humbur jetën nga flakët që përfshinë mjetin.
Burime bëjnë me dije se edhe pse shërbimi i zjarrfikëses ishte pak minuta larg, ka pasur vonesë, kur ka ndodhur ngjarja. Kjo çështje mbetet për t;u hetuar nga institucionet përkatëse.
Vdekja e 28-vjeçarit ishte një tjetër goditje e fortë për familjen Merkaj, pasi sot ata kishin për të kujtuar djalin tjetër(të dyzetat), që kishte humbur jetën vetëm 40 ditë më parë. Ai kishte ndërruar jetë, pasi ishte mbytur në lumë.