Zjarr në banesë, vdes 41-vjeçarja në Burrel

Një 41-vjeçare ka humbur jetën në Burrel pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.00, të ditës së sotme. Policia njofton se ajo humbi jetën si pasojë e tymit dhe asfiksisë.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41  vjeçe(vajza e shtetases Sh.C).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.