Zhduket 20-vjeçari, e ëma kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

Një 20-vjeçar është larguar pa gjurmë nga banesa e tij. Ka qenë e ëma ajo që ka ngritur alarmin e zhdukjes së tij, ndërsa ka kallëzuar rastin para uniformave blu.

Ajo ka njoftur se djali është larguar nga banesa dhe nuk ka humbur kontaktet me të.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç”, thuhet në njoftim.

Policia po punon për gjetjen e 20-vjeçarit, ndërsa ende nuk dihen detaje mbi këtë ngjarje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.