Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, i afërmi i saj “ngre në këmbë” Policinë 

Një 15-vjeçare është zhdukur nga shtëpia e saj në Tiranë. Mësohet se fillimisht denoncimin e ka bërë një i afërm i saj 57-vjeçar dhe policia po punon për gjetjen e saj. 

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.