Teksa ka kaluar një ditë nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë të socialistërve.
Siç shihet dhe nga grafika, Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 52 bashki ndërkohë, opozita kryeson në 7 bashki, ndërsa Finiqin e ka fituar partia MEGA.
Ka mbetur vetëm një kuti në Malësi të Madhe e cila po numërohet, ndërsa së fundmi mbyllën numërimin Tirana dhe Kukësi me fitoren e thellë të socialistëve.
Sipas të dhënave paraprake nga kryetari i Komisionit Qendrore tê Zgjedhjeve (KQZ), Ilirian Celibashi, gjatê një konference për shtyp, pjesëmarrja në këto votime ishte rreth 34.7%, më e ulëta historike, me përjashtim të vitit 2019, kur zgjedhjet u bojkotuan nga opozita dhe si rrjedhojë shumë persona nuk iu drejtuan kutive të votimit.
Partia Socialiste ka triumfuar në 50 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijaku, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës, Divjakë, Kurbin dhe së fundmi në Tiranë.
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në shtatë bashki Pukë,Kavajë Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.