Zgjedhjet parlamentare, mbyllen qendrat e votimit në Malin e Zi

Qendra e votimit në Malin e Zi u mbyllën, teksa shumë shpresojnë se rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të sjellë një qeveri të re për të zbatuar reformat ekonomike, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për ta çuar vendin anëtar të NATO-s më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Votimi është i pari në republikën ish-Jugosllave që kur Milo Gjukanoviç, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), humbi zgjedhjet presidenciale në prill dhe dha dorëheqjen pas 30 vjetësh në pushtet.

Pjesëmarrja e regjistruar një orë pas mbylljes ishte 50.8%, shumë më e ulët se ajo e regjistruar në zgjedhjet e vitit 2020 (74.9%) dhe 2016 (71.6%) dhe në zgjedhjet presidenciale të marsit të kaluar (60.5%).

Kështu, këto mund të jenë zgjedhjet me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhjet parlamentare në historinë e pluralizmit politik në Mal të Zi, që nga viti 1991.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.