Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasadori Gonzato takim me Kryekomisionerin Celibashi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Gonzato është pritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për takimin e tij me Celibashin.

Pas takimit, Gonzato dhe Celibashi kanë folur për mediat, ku ky i fundit tha se kanë diskutuar për procesin zgjedhor.

Ai theksoi se janë në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor.

“Shkëmbyem mendime në lidhje me momentin e këtyre përgatitjeve. Jemi në një proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetjeje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe KQZ në veçanti. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm në integrimin europian, ndaj është me rëndësi që të gjithë të reflektojnë përgjegjësitë e tyre për të pasur zgjedhje me integritet“, u shpreh Celibashi pas takimit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.