ZGJEDHJET 2025/ PS thellon rezultatin në të gjithë vendin, vjen reagimi i parë nga Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë 10 orë pas mbylljes së votimeve në Shqiëpri për zgjedhjet parlamentare.

Reagimi i kryeminsitrit Rama ka ardhur në orën 05:30 të datës 12 maj, në një kohë që janë numëruar më shumë afro 1 mijë kuti votimi në të gjithë vendin nga 5225 në total.

Rama ka postuar një foto të shkrepur nga selia e PS ku sapo ka zbardhur dita, ndërsa shkruan:

Çfarë agimi ky sot 🖐️

Një mënyrë për të treguar se të gjtiha pritshmëritë e tij për një fitore të PS janë në rrugën e duhur.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.