Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.
Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të vitit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.
Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.
Po ashtu kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky firmosën marrëveshje bashkëpunimi dhe miqësie.
DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023
Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës
Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:
Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë
RAMA Edi – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë