Zbulohet varreza e periudhës helenistike dhe mesjetare në Tiranë, Rama publikon pamjet: Dëshmi e kulturës arbërore 

Miks News

Zbulohet një varrezë historike e periudhës helenistike dhe mesjetare në Shënmri të Tiranës. 

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, ku përmes një postimi në rrjetin social ka ndarë pamjet ndërsa shkruan se ky zbulim i shton vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit. 

Ndër të tjera kreu i qeverisë thotë se ky zbulim shënon për herë të parë gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës. 

“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare 

Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë”, shkruan Rama. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.