Zbulohet shifra, sa vlen kombëtarja e Shqipërisë

Miks Albania

Kombëtarja Shqiptare pjesëmarrëse në Euro 2024 vlen 139 milion Euro.

Ky është vlerësimi i bërë nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport.

Shqipëria le pas vetëm Rumaninë që kushton 91 milion Euro. Në Grupin B, Spanja është e para ku lojtarët sëbashku vlejnë mbi 1 miliard Euro, që ndiqet nga Italia mbi 870 milion dhe Kroacia thuajse 400 milion. Në këtë renditje e para është Anglia që vlen gati 1.7 miliard.

Mosha mesatare e Shqipërisë është 27.7 vjeç, duke lënë pas Kroacinë në grup që është 28.2 vjeç.

Ekipin më të ri e ka Italia 26.9 vjeç, ndërsa Spanja 27 vjeç e gjysmë. Moshën mesatare më të ulët e ka Çekia më pak se 26 vjeç, ndërsa më gjyshërit janë te Skocia gati 29 vjeç. Gjatësia mesatare e Kombëtares së Sylvinho është 183.6 centimetra.

Te grupi Kuqezinjve më gjigandët janë italianët 184 centimetra, më pas vijnë kroatët 183.9 dhe në fund spanjollët 181.6 centimetra. Iberikët janë më të shkurtrit e turneut, në një renditje që udhëhiqet nga serbët mesatarisht 186.5 centimetra të gjatë.

Shqipëria është 100% e ndërtuar me futbollistë të cilët luajnë jashtë vendit, ashtu si Danimarka, ndërsa Italia ka vetëm 12% jashtë Serie A.

Edhe Spanja bazën e ka në kampionatin vendas, pasi 27% e tyre aktivizohen në një ligë të huaj. 77% e skuadrës kroate janë pjesë e një klubi jashtë vendit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.