Zbulohen detaje të reja! Luiz Ejlli e ka përdorur sëmundjen për para edhe më parë

“Fan Club” këtë të diel në Top Channel me moderatore Megi Pojanin ishte me plot dinamizëm dhe rrëfime ekskluzive duke zbuluar detaje të reja për banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip 2”.

Deklarata e Luizit, që pranoi se gënjeu për sëmundjen në “BBV”, duket se ka ngjallur pakënaqësi në komunitetin e noterëve.

Dy noterë shumë të njohur, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë reaguar ekskluzivisht për “Fan Club”, duke treguar arsyen se pse Luiz Ejllit i është hequr licenca e noterit në vitin 2021 dhe hedhin dritë për herë të parë për mënyrën se si Luizi e ka përdorur kartën e sëmundjes edhe më herët.

Sipas avokatëve, përmes një kërkese zyrtare, Luizi ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.