Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes në Maliq, ku RENEA ka ekzekutuar 62-vjeçarin e armatosur që nuk pranoi të dorëzohej, si dhe hapi zjarr ndaj efektivëve.
Në reagimi ne tij, Balla thekson se policia zbatoi vetëm ligjin, teksa shpreh mirënjohej npër ndërhyrjen e tyre, edhe pse në kushtet e kërcënimit të jetës.
“Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.
Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”,shprehet Balla.