Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në Bathore ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari Elvis Visha.
Pas veprimeve hetimore, u identifikua dhe vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi D. B., 24 vjeç.
I riu akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin Elvis Visha, 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.
Visha ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
