Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, pas pushimit të një çështjeje të kallëzuar nga kjo e fundit.
Mësohet se këngëtarja Qereti kishte kallëzuar një studio arkitekturore pasi e kishin mashtruar. Raportohet se Qereti kishte paguar një sasi parash për arredimin e një apartamenti por punimet nuk janë kryer.
Ndërkohë që prokurorja që kishte pushuar çështjen ishte larguar nga vettingu. Ndërsa ditën e sotme prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar tërheqjen fakteve e për një hetim të plotë.