Yuri Kim mirëpret zyrtaren e lartë amerikane në Tiranë

Ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Thomas-Greenfield ka mbërritur këtë të diel në Tiranë.

Zyrtarja amerikane është pritur nga ambasadorja e SHBA-vë në Shqipëri, Yuri Kim.

Ambasadorja i ka prezantuar mikeshës sheshin “Skënderbej”, ndërsa kanë shëtitur nëpër Tiranë. Nga ana e saj Thomas-Greenfield shkruan në Twitter se Shqipëria është aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë në Tiranë Yuri Kim. Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.