Yjet ju sfidojnë! Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që vihet në provë, kush janë të favorizuar

Miks Albania

Dashi

Ju që i përkisni shenjës së Dashit, horoskopi i javës nga 13 maji deri më 19 maj 2024 ju gjen sërish aktivë, falë energjisë shpërthyese që ju jep planeti juaj, Marsi, që ju bën edhe më dinamikë se zakonisht. Në fakt, jeni të përfshirë nga një vorbull angazhimesh këto ditë, por duhet të shmangni punën e tepërt, pasi do t’ju shterojnë energjitë. Prandaj, merrini gjërat me qetësi dhe mos e lodhni shumë veten.

Demi

Të dashur Dema, horoskopi i javës në vijim shënon ndoshta ditët më me fat të vitit për ju dhe prandaj yjet presin që t’i futeni punës që të shfrytëzoni të gjitha avantazhet dhe lehtësitë që ata ju japin në këtë kohë vërtet të veçantë. Mos harroni se dhe Jupiteri ju mbështet, praktikisht të gjitha dëshirat tuaja mund të bëhen realitet, gjithmonë nëse do të dini si të veproni dhe nuk do të rrini pasivë.

Binjakët

Të dashur Binjakë, duket sikur keni nevojë për një moment reflektimi. Yjet e horoskopit të javës në vijim ju befasojnë dhe ju ndihmojnë për ndërtimin e një strategjie që hedh themelet për të ardhmen tuaj. Kjo nuk është thjesht një ndjesi, gjërat janë pikërisht kështu. Diçka mund të ndryshojë për ju, gjithmonë nëse do ta dëshironi. Ky qershor i vitit 2024 do t’ju shohë të vendosur dhe të aftë për të realizuar planet tuaja, për sa kohë i keni idetë të qarta në lidhje me atë që doni.

Gaforrja

Të dashura Gaforre, jeni ndër shenjat më me fat dhe më të përkëdhelura nga yjet për momentin. Para së gjithash, dashuria e konsoliduar në një marrëdhënie të gjatë, apo krejt të re, ju ka rikthyer gjallërinë dhe ngjyrat në ditët tuaja. Tani po ndjeni gëzimin dhe kënaqësinë për të cilat keni luftuar aq shumë. Më në fund do të ndiheni të motivuar dhe entuziastë për punën tuaj.

Luani

Të dashur Luanë, horoskopi për javën nga 13 deri më 19 maj nuk ju sheh protagonistë dhe fitues siç do të donit, por krejt e kundërta. Yjet janë sfidues në çdo fushë të jetës suaj, që nga ajo e afeksionit, e karakterizuar nga tensione dhe mëri, e deri tek ajo e punës, ku kohët e fundit duket se nuk po bëni asgjë siç duhet. Qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos humbni përqendrimin.

Virgjëresha

Të dashura Virgjëresha, horoskopi i javës në vijim ju sheh të shkëlqeni nga drita që shumë yje ju japin. Më në fund duket se gjërat po shkojnë në vendin e vet. Një problem në shtëpi duket se ka gjetur zgjidhje dhe më në fund jeni çliruar nga një shqetësim që ju ka kapluar zemrën. Është koha të mendoni pak edhe për veten, pasi keni menduar aq shumë për të tjerët.

Peshorja

Të dashura Peshore, horoskopi i javës në vijim ju sheh të çliruar nga pakënaqësitë dhe nga dëshira për t’iu rikthyer së kaluarës, ai hap dyer dhe perspektiva të reja për ju. Harroni ç’ka ndodhur dhe vazhdoni përpara. Ky është qëndrimi që duhet të mbani në ditët në vazhdim dhe të përgatiteni për një fillim të ri këtë verë.

Akrepi

Të dashur Akrepa, sinqerisht nuk mund të themi se këto janë ditë të lehta për ju, përkundrazi. Do të shikoni se do t’ju duhet të luftoni edhe për gjërat më të thjeshta, që papritmas janë bërë të ndërlikuara. Yjet ju kërkojnë që të bëni durim dhe të tregoni mirëkuptim, sepse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të merreni vesh me të tjerët. Me pak fjalë, jeni vënë në provë: si do t’ia dilni?

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, kur jeni të bindur për diçka, një projekt, një iniciativë, një objektiv, entuziazmi juaj është aq magjepsës, sa është praktikisht e pamundur të mos bësh tifo për ju. Ka megjithatë nga ata njerëz që nuk po ju njohin më, sepse këto kohë duket sikur jeni tërhequr. Ju duhet të shikoni përreth dhe të rizbuloni diçka që jua rindez pasionin, është me të vërtetë shumë e rëndësishme.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, fjalët ngazëlluese që thamë për shenjat e tjera të tokës në lidhje me yjet e horoskopit të javës në vijim vlejnë edhe për ju. Kur të gjitha këto energji bashkohen për t’i dhënë hov një shenje, ka pak për të thënë përveçse: përkushtojuni fort gjërave që ju interesojnë, sepse qielli i favorshëm pret pikërisht këtë nga ju. Vazhdoni përpara me gjithë shpejtësinë.

Ujori

Të dashur Ujorë, horoskopi i javës në vijim do t’jua vërë në provë durimin. Në dashuri dhe në marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit ka intolerancë, që nuk ka gjithmonë arsye për të ekzistuar. Edhe në punë duket se keni qenë paksa të hallakatur këto kohët e fundit, por kjo është vetëm si pasojë e lodhjes dhe stresit. Pse të mos i lejoni vetes t’i ulni pak ritmet, që të qetësoheni.

Peshqit

Të dashur Peshq, edhe kjo do të jetë një javë në të cilën do të shkëlqeni me iniciativa, ide dhe aftësi për të përfshirë dhe magjepsur ata që ju rrethojnë. Është një moment i bukur dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë: kjo pranverë vazhdon t’ju shohë mes protagonistëve të saj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.