Xhaxhai i Aleks Nikës thirrje SPAK-ut: Nëse hetoni ju dorëzojmë audio përgjimin e Gardës

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar ditën e sotme me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Mësohet se Nika ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga prokuroria e posaçme. Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi në emisionin “Zona Zero”, në Top News, lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

“Ne kërkojmë  që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërhqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”, mësohet të ketë thënë Nika.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.