Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas rekursit të kërkuar nga grupi i Rithemelimit.
Në arsytimin e zbardhur, gjykata konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim
Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë.
Në këto kushte, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480 dhe nenin 485, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile, vendosi:
“Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykate, me një trupë tjetër gjykuese”, thuhet në vendim.
Pas këtij vendimi, çështja e vulës dhe logos së PD-së tashmë do të duhet të vendoset nga gjykatësit e Apelit, por me një trupë gjyqësore tjetër. Deri atëherë, logoja dhe vula i mbeten Sali Berishës.
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rekursin që grupi i Rithemelimit kishte depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë të parë çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Çështja u shqyrtua nga gjyqtarët, Artur Kalaja, Ervin Pule dhe Dariel Sina.
Gjykata e Lartë me vendimin e sotëm prishi vendimin e Apelit që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit që i dha vulën Berishës dhe ktheu çështjen në Gjykatë e Shkallës së Parë për t’u rishqyrtuar.
Ndërkohë, në pritje të vendimit, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha u mblodhën para Gjykatës për të protestuar.Tashmë është Gjykata e Apelit duhet të dalë me një vendim nëse vula e PD i takon Sali Berishës apo Lulzim Bashës.