Ka ndërruar jëtë në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo.
Mësohet se mjeku vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh.
Lajmin për vdekjen e tij e ka ndarë në rrjetet sociale edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu shkruan se kontributi i Kalos për mjeksësinë shqiptare është i paçmuar.
Postimi i Manastirliut:
Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Isuf Kalos.
Bisedën e fundit me prof. Kalon e pata në mesin e dhjetorit, kur e ftova për të marrë pjesë në një prej atyre ngjarjeve që për profesorin ishin ”pikë e dobët”, akreditimi i institucioneve shëndetësore. Një proces që kishte pionier prof. Kalon dhe vizionin e tij.
Por kontributi i profesor Isul Kalos është i paçmuar për mjekësinë shqiptare, në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT për disa dekada.